Vota e Diasporës, Male: Interesi është i lartë, mbetet për t’u parë vullneti politik për ata emigrantë që kanë probleme me adresat
Vota e Diasporës dhe mënyra se si shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të voitës vijon të mbetet tema kryesore e faktorit politik në vend këto ditë.
Antuela Male, eksperte zgjedhore nga KRIIK në një intervistë për “Ora News” u shpreh se interesi i emigrantëve është i lartë, por mbetet për t’u parë se si partitë politike do të vendosin për ata emigrantë që nuk kanë ID shqiptare dhe që kanë probleme me adresat ku ata jetojnë.
“Mbetet për t’u parë se si do të vendosë KQZ-ja dhe se si do t’i hapet rrugë këtyre votuesve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
KQZ-ja deri tani i ka administruar shumë mirë kërkesat e emigrantëve për t’u regjistruar.
Por ajo që vihet re është se nuk ka konsensus politik për administrimin e zgjedhjeve nga komisionerë të pavarur.
Është shumë e rëndësishme është që t’iu garantohet e drejta kushtetuese e votës së emigrantëve shqiptarë që duan të marrin pjesë në votime”, u shpreh ndër të tjera ekspertja Antuela Male.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTEN E KRIIK ANTUELA MALE

