Pse nuk janë rivarrosur tre kryepriftërinjtë martirë? At Grigor Pelushi: Kryepeshkopi Anastas ka kërkuar të prehen në Ardenicë
I ftuar në Ora News, At Gregor Palushi shpjegoi edhe pse kisha ortodokse ende nuk ka rivarrosur eshtrat e tre kryepriftërinjve martirë të Ortodoksisë Shqiptare: Imzot Irine Banushit dhe dy kryepeshkopëve, Visarion Xhuvani e Kristofor Kisi.
Eshtrat e tyre presin prej tri dekadash të rivendosen përkatësisht në Manastirin Ardenicës në Lushnje, në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit në Elbasan dhe në Kishën e Shën Prokopit në Tiranë që është në ndërtim e sipër.
At Grigor Pelushi: E kam ndjekur rastin e Imzot Irineut dhe kryepeshkopi Anastas ka dhënë bekimin që lipsanet e tij të prehën në manastirin e hijshëm të lindjes së Shën Mërisë në Ardenicë. Problemi nuk është kaq e thjeshtë sa për t’i marrë për ti zhvarrosur. Nuk është kaq e lehtë. Kjo gjë është parashkruar në sinodin e shenjtë të Kishës tonë dhe është dhënë dakordësia, por problemi qëndron duhej merrej leja nga bashkia dhe duhej leja nga familjarët. Duheshin sjellë të gjithë në një mendje.
Këto peshkopë të kishës tonë kanë edhe të afërme dhe duhet gjetur një dakordësi me ta. Edhe unë dua që ata të prehen në një vend dinjitoz, por nuk është faji i Kryepeshkopit. Nuk janë harruar, madje në çdo meshë Kryepeshkopi Anastasi i përkujtonte. Nuk varet vetëm nga Kisha dhe Kryepeshkopi, por është një procedurë e tyre. Na ndodhi pandemia dhe çështja ka ngelur sot. Të biem të gjithë dakord dhe të respektojmë edhe familjarët për zhvarrosjen e eshtrave.
