LEKU VIJON TË HUMBASË TERREN/ Eksperti Elvin Meka shpjegon arsyet se pse po forcohen monedhat e huaja
Blerja e një shume të konsiderueshme të monedhës evropiane në tregun shqiptar ka qenë edhe arsyeja e luhatjes së kursit të këmbimit. Këtë argument jep eksperti i ekonomisë Elvin Meka, për forcimin e Euros përballë lekut në ditët e fundit. Ai thekson se kjo rritje nuk do të jetë afatgjatë, duke u kthyer serish në nivelet e para pak ditëve
Monedha evropiane ka shënuar rritje të ndjeshme në ditët e fundit përballë lekut, duke shënuar nivelin me te larte gjate muajve te fundit.
Eksperti Elvin Meka shpjegon arsyet e kësaj luhatje në kursin e këmbimit.
Ky fenomen, sipas ekspertit, nuk pritet te jete afatgjate dhe i qëndrueshëm.
Luhatjet afatshkurtra të kursit të këmbimit, sipas ekspertit, nuk ndikojnë në eksporte.
Në përfundim Meka këshillon se bizneset dhe individët të mos presin një kurs të ri afatgjatë, pasi pritet që tregu të rikthehet në ekuilibër në ditët në vijim.


