Raporti i FMN-së, Muço: Rritja mbështetet në turizëm dhe ndërtime, dy sektorë që s’garantojnë ekonomi të fortë
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje ekonomike prej 3.5% për Shqipërinë, megjithatë eksperti ekonomisë Klodian Muço shpreh rezervat mbi qëndrueshmërinë e këtij zhvillimi.
Sipas tij, rritja mbështetet në turizëm dhe ndërtimet, dy sektorë që nuk garantojnë një ekonomi të fortë.
Sa i takon plakjes së popullsisë dhe emigracionit të renditur si sfidë nga FMN-ja, Muço teksa analizon shkaqet e fenomenit shprehet se nevojiten politika që stimulojnë lindshmërinë.
FMN rendit si një pikë që duhet bërë kujdes edhe zgjerimin e shpejtë të kreditimit nga bankat për sektorin e pasurive të paluajtshme.
Për ekspertin Klodian Muço ky shqetësim është real, pasi sipas tij, rritja e çmimeve të apartamenteve nuk reflekton në ekonominë reale, e nëse ky trend vijon rrezikon të kthehet në një flluskë, e shpërthimi i saj mund të sjellë pasoja.
Sa i takon përafrimit të BE-së në ekonomi, Klodian Muço thotë se çelësi i zhvillimit është subvencionet në sektorë si bujqësia dhe arsimi.

