Merret vendimi, Shqipëria pjesë e programit të BE-së “Doganat”

Këshilli i Ministrave miratoi dje në parim marrëveshjen për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian “Doganat”.

Kjo marrëveshje u miratua në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave.

“Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat”, për bashkëpunim në fushën e doganave”, thuhet në vendim. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.