Gjykata e Apelit të Romës nuk pranon kërkesat e 42 emigrantëve për të kërkuar azil në Itali

Pas dy muajsh ndërprerje në janar, gjatë ditës së martë rinisi transporti i emigrantëve që janë nga Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia. 

Vetëm 44 nga 49 emigrantët e mbërritur në Shëngjin u akomoduan në Kampin e Gjadrit.

Gazetarja Alba Kepi raporton për 'Syri Televizion' se gjykata e Apelit të Romës nuk pranon kërkesat e 42 emigrantëve nga 43 që janë në Gjadër për të kërkuar azil në Itali.

Të 42 duhet të qëndrojnë në Gjadër e kanë 7 ditë kohë për të bërë rekurs ndaj vendimit të Apelit të Romës. Mbetet ende i pazbardhur vendimi për 1 emigrant

Nga 49  emigrantë të mbërritur në Shqipëri me anijen Cassiopea 4 u kthyen po atë natë në Itali, e emigranti i pestë u kthye ditën e djeshme. Nga 6 emigrantët e kthyer në Itali, 4 janë minorenë e 2 me probleme shëndetësore.