ZYRTARE/ Pedri zgjat kontratën me Barcelonën deri në vitin 2030
Rinovimi i kontratës së Pedrit (22 vjeç) tashmë është bërë zyrtar.
Klubi i Barcelonës ka njoftuar vazhdimin e kontratës së mesfushorit të ri deri në vitin 2030.
Pas seancës stërvitore pas ndeshjes së Champions League kundër Atalantës, lojtari u paraqit në zyrat e klubit në ‘Camp Nou’ për të formalizuar marrëveshjen me presidentin Joan Laporta.
Të dy firmosën dokumentet dhe bënë fotografinë zyrtare.
Marrëveshja e re, pasi kontrata e tij përfundonte në 2026, e zgjat atë me katër vite të tjera, por nuk përfshin një klauzolë të saktë lirimi, ndryshe nga më parë kur disa lojtarë kishin një klauzolë mbi 1 miliard euro.
Megjithatë, shuma e lirimit është detaji më pak i rëndësishëm. Pedri, një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemat e Hansi Flick, e kishte të qartë që në fillim se prioriteti i tij ishte Barcelona. Rinovimi i tij i mëparshëm u realizua në tetor të 2021.
???????????????????????? ???????????? ???????????? ???????????????????? ????❤️ pic.twitter.com/Kfj7k0OUyb
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) January 30, 2025