Asllani para ndeshjes ndaj Monacos në Champions: Turp i madh nëse humbasim pikët sonte

Në prag të ndeshjes Inter-Monaco, mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani foli shkurt për mikrofonat e Prime Video:

"Nuk më interesojnë kritikat, dua vetëm të bëj mirë.

Për ne është një ndeshje e rëndësishme dhe duhet të luajmë mirë si ekip.

Kemi nevojë për atë pikë, por kur hyjmë në fushë, hyjmë për të fituar dhe duhet të japim maksimumin.

Kemi grumbulluar shumë pikë, do të ishte një turp i madh t'i humbnim sonte.

Të fitojmë dhe pastaj të shohim, e dimë që jemi një ekip i fortë."