''Basketbolli s'ka rëndësinë e duhur'', Hysenagolli: Ishte ndeshja ndaj Armenisë kur vendosa të largohem nga Kombëtarja
Basketbollisti dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Endrit Hysenagolli në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se në ndeshjen ndaj Armenisë vendosi të largohej nga Kombëtarja.
Hysenagolli: Nuk ka as 2-3 muaj që e vendosa të tërhiqem nga ekipi Kombëtar.
Ishte ndeshja e fundit kundër ekipit të Armenisë dhe aty vendosa ti jap fund me ekipin Kombëtar.
Pas një periudhe shumë të gjatë duhet të them, rreth gati 20 vjet mendova se ishte fundi sepse mendoj se i kisha përmbushur të gjitha objektivat që kisha në ekipin Kombëtar.
Mendova se pse jo t’ja lej brezit të ri.
Unë përveç se jam lojtar i Tiranës momentalisht kam edhe një ekip fëmijësh.
Dmth kam filluar të merrem edhe me trajnimin e fëmijëve.
Si çdo sport në vendin tonë nuk e ka atë rëndësinë e duhur.
