Legjenda e Livepoolit më në fund ‘dorëzohet’, së shpejti njoftimi i ‘divorcit’ me ekipin saudit
Ish-‘ylli’ i Liverpool-it, Steven Gerrard, ka shprehur dëshirën për të lënë Al-Ettifaq pas 18 muajsh të vështirë në futbollin saudit.
Mesfushori i dikurshëm i ‘The Reds’ ende po negocion largimin, por të dyja palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje.
Nga ana tjetër, gazeta Marca raporton se Gerrard e justifikoi dëshirën për t'u larguar me "arsye personale".
Al-Ettifaq ndodhet në vendin e 12-të në Ligën Saudite, duke fituar vetëm pesë nga 17 ndeshjet e tij në kampionat deri tani.
Kjo skuadër është vetëm pesë pikë larg zonës së rënies.
Gerrard merr një pagë të lartë në Arabinë Saudite, e cila arrin në 15.2 milionë paundë në vit (rreth 18 milionë euro).
Kërkesa për dorëheqje nga legjenda e Liverpool-it është paraqitur në Komitetin e Qëndrueshmërisë Financiare të kampionatit elitar të Arabisë Saudite.
Al-Ettifaq e ka respektuar vendimin e tij dhe tashmë po përgatit gjithçka për ndarjen.
Në konferencën e tij të fundit për shtypin, Gerrard shprehu pakënaqësinë e tij për performancën dhe qëndrimin e lojtarëve të tij.
