Neymar pritet nesër në Brazil... Ylli brazilian do të ketë dy festa prezantimi te Santos!
Pjesa më e vështirë tashmë është bërë. Neymar po rikthehet te Santos, për kënaqësinë e tifozëve të klubit historik brazilian, duke përfunduar kështu një cikël në karrierën e tij, pas një aventure të gjatë me kalimin te Barcelona, Paris SG dhe Al Hilal.
Tani na mbetet vetëm të dimë se cili do të jetë posteri i festave për këtë rikthim të djalit plangprishës. Dhe, me sa duket, ky nuk do të jetë një prezantim i thjeshtë. Në fakt, nuk do të jetë vetëm një...
Sipas informacioneve të publikuara në shtypin brazilian, lojtari do të udhëtojë drejt Brazilit dhe objektivi është që të enjten të veshë për herë të parë fanelën e Santosit në rikthimin e tij, në mes të Pacaembu, në São Paulo. Më pas i gjithë delegacioni do të shkojë në Vila Belmiro, te Santos, ku do të bëhet festa e prezantimit të dytë.
Në lidhje me çështjet burokratike që lidhen me këtë transferim, Santos mund të regjistrojë Neymar në Paulistão deri më 11 shkurt, gjë që kërkon të përcaktohen dhe nënshkruhen të gjitha detajet e kontratës në mënyrë që dokumentacioni të hyjë në shërbimet e Konfederatës Braziliane të Futbollit.
Nëse gjithçka shkon siç pritet, ylli Neymar mund të bëjë paraqitjen e tij të parë më 5 shkurt, kundër Botafogo-Sp, në Vila Belmiro, në raundin e 7-të të Campeonato Paulista. Skuadra zë vendin e dytë në Grupin B të kompeticionit, me 3 pikë më pak se lideri Guarani.
