ZYRTARE/ Vllaznia dërgon mbrojtësin në Kosovë

Egert Selmani është huazuar te Feronikeli në Kosovë. Vllaznia ka njoftuar arritjen e marrëveshjes përmes një komunikate zyrtare.

19-vjeçari do të qëndrojë i huazuar për 1 vit në Kosovë. Mbrojtësi i talentuar nuk mori minuta këtë sezon me ekipin e parë të kuqebluve.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me Klubin e Superligës së Kosovës “FC Feronikeli 74″ për huazimin e futbollistit Egert Selmani për një periudhë njëvjeçare.

KF Vllaznia i uron futbollistit të saj suksese në këtë përvojë të re në karrierën e tij!”

ZYRTARE/ Vllaznia dërgon mbrojtësin në Kosovë