Ranieri: Hummels është lider, si mund të mos e aktivizosh
Është e ndaluar të gabosh për Romën, e cila kërkon kualifikimin për fazën play-off të Europa League.
Nesër do të jetë vendimtare ndeshja e fundit në grup kundër Eintracht Frankfurt-it, një sfidë e prezantuar në konferencën për shtyp nga Claudio Ranieri (së bashku me Hummels):
"Çdo ndeshje për ne është e rëndësishme për rritjen e përgjithshme të ekipit.
Tani duhet të mendojmë të bëjmë mirë në çdo takim, pastaj në fund do të shohim çfarë kemi arritur të bëjmë."
Soulè ka karakteristika më të përshtatshme për futbollin evropian?
Nuk kam vënë re sa minuta ka luajtur në Europë dhe në kampionat. Soulè është një lojtar i mirë që ka nevojë të përshpejtojë manovrën e tij, të jetë më konkret. Jam i bindur se ai do të jetë një lojtar i shkëlqyer për të ardhmen e Romës.
Hummels nuk luante shumë me trajnerët e tjerë. Pastaj me ju diçka ndryshoi. Çfarë mendoni për të?
Mats e kam ndjekur prej shumë kohësh, si një lojtar ndërkombëtar më ka pëlqyer gjithmonë. Ta hidhja në fushë, më është dukur normale.
Si mund të mos e aktivizosh? Është një lider, një pikë referimi. Ishte një vendim natyral, asgjë më shumë.
A ka diçka që mund të përmirësohet në këtë ekip?
Sigurisht, gjithmonë ka vend për përmirësim. Kur luan kundër skuadrave të mëdha, që janë në formë të mirë, duhet të përpiqesh t’u krijosh probleme, të bësh një punë të jashtëzakonshme për t’i ndalur.
Djemtë po përmirësohen, më parë nuk luanin ashtu siç shpresoja.
Çdo ditë shoh që ekipi përmirësohet për t’u bërë më i mirë dhe kjo për një trajner është gjëja më e bukur për t’u parë.
