20 mijë raste në 1 javë nga virozat, mjekja Sonila Brati: Jemi në ditë të vështira si për fëmijët edhe për të rriturit
Vendi ynë është shumë pranë epidemisë së gripit, pasi rastet në popullatë janë shtuar më shumë se sa deklaroi ISHP-ja disa ditë më parë.
Mjekja pediatre Sonila Brati e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” dha informacione mbi situatën epidemiologjike, ku theksoi se jemi në ditë të vështira pasi qarkullojnë shumë viruse nga Covid tek ai kinez.
“Janari ka qenë dhe jemi në ditë të vështira si për fëmijët edhe për të rriturit dhe këtë gjë e kemi parë edhe në flukset e fëmijët, pasi ata kanë qenë grupi më vulnerabël për t’u prekur dhe për t’u sëmurur nga virozat.
Edhe ISHP-ja ka konfirmuar se kemi 20 mijë të prekur nga virozat vetëm këtë javë dhe virozat e tipeve A dhe B, dhe grupi A me dy nëntipe të tjera", u shpreh mjekja Sonila Brati.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MJEKEN PEDIATRE SONILA BRATI

