Simeone: Nuk e kam mendjen se kush skuadër ‘big’ kalon, mendoj vetëm për Salzburgun
Në prag të sfidës së vlefshme për raundin e tetë të Champions League kundër Salzburgut, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtypin lidhur me kualifikimin e skuadrës së tij direkt në fazën e 1/8-ave të kompeticionit të UEFA-s, në dëm të skuadrave të mëdha që përfunduan më poshtë në renditje (si Real Madrid dhe PSG, për të përmendur disa).
"Nuk mendojmë për asgjë tjetër veç ndeshjes së nesërme. Do të përballemi me një ekip të ri, plot entuziazëm.
Jemi të përqendruar te ndeshja e nesërme, duke qëndruar vigjilentë për të gjitha mundësitë, duke qenë se ata kanë ndërruar trajner. Kur filloi ky turne i ri, kishim iluzionin të ishim mes tetëshes më të mirë.
E dinim që do të ishte e vështirë dhe ende është. Jemi të vetëdijshëm për sa e vështirë do të jetë të fitojmë nesër."
Për kontributin e Gallagher: "Nuk kam asnjë dyshim se ai ka aftësinë të vijë nga linja e dytë. Bën punë që nuk duken, por që gjithmonë janë të dobishme. Nuk bie shumë në sy, por është shumë i rëndësishëm për skuadrën."
Çfarë Atletico do të shohim kundër Salzburgut?
Ideja është të kuptojmë se si luan kundërshtari, i cili rikuperon shumë topa në fushën kundërshtare falë presionit të lartë dhe të fortë. Pastaj, ne do të bëjmë lojën tonë.
Nuk po mendoj shumë se kush mund të kalojë dhe kush jo. Jam i përqendruar te fitorja e ndeshjes. Skuadrat e mëdha, në planin afatgjatë, gjithmonë arrijnë të dalin nga situata të vështira dhe nuk kam asnjë dyshim se në fund do të luftojnë për të fituar Championsin.
