SATIRA/ Ols Dado "ia thyen" zemrën "Lolitës": Ti që dosjen e zezë mban në duar, Lali Erin pse akoma po e mban?!
Faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita” vijon t’i thurë strofa "dashurie" prokurorit të SPAK-ut Ols Dado, i cili po drejton hetimet mbi pasurinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.
Përtej kësaj prokurori Dado po heton edhe për ato që opozita ka cilësuar si ndër aferat më të mëdha të vjedhjeve, atë të incineratorit të Tiranë, i cili edhe sipas "Lolitës" nuk ekziston, ashtu edhe mbi dosjen e drejtorëve të Tiranës, të cilët kanë përvetësuar miliona euro përmes skemës famëkeqe me kompaninë “5D Konstruksion”.
Por mungesa e një akuze zyrtare ndaj Erion Veliajt duket se ia ka thyer zemrën faqes së njohur satirike.
Dhe për t'i ardhur në ndihmë prokurorit të preferuar "Lolita" ka publikuar bashkëngjitur me vargjet edhe foton e kolegut të Dados në SPAK, prokurorit Dritan Prençi, i cili është akuzuar nga Partia Demokratike 1 vit më parë se "ka zhdukur provat tek afera e inceneratorit"
JA VARGJET E “LOLITËS”
Ti që dosjen e zezë mban në duar,
Peshën e inceneratorit të Tiranës,
Por unë me zjarr të kam menduar,
Zjarrim im djeg plehrat e Sharrës.
Inceneratori nuk ekziston, as unë,
Dosjet e nxehta që digjen në erë,
Po kur të shkosh nesër në punë,
Mund të më gjesh mua në derë.
Nuk dua fjalë, nuk dua as premtime,
Vepro si prekuror, si burrë, si dibran,
Olsi është thelluar shumë në hetime,
Po Lali Erin pse akoma po e mban?!


