Deputeti Deliu: Ka shumë spekulime se si ndodh plani i përhapjes lidhur me pronat e ushtrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 21:33
Në “Drejt” nga Luan Rama, Denis Deliu, deputet i PS-së tha se ka shumë spekulime sesi ndodh plani i përhapjes lidhur me pronat e ushtrisë.
Deliu: E shoh në dy momente punën e pronave të ushtrisë; unë kam shërbyer në Forcat e Armatosura, pjesë e forcave speciale.
Po ashtu e shoh edhe si deputet dhe më është dashur që të lexoj shumë sepse ka shumë spekulime sesi ndodh plani i përhapjes.
Këshilli i Ministrave ka miratuar në vitin 2011 një ligj për pronat e paluajtshme dhe FA-të janë administratorë të këtyre pronave, prona regjistrohet në emër të Republikës së Shqipërisë.
Në Kushtetutë përcaktohen edhe kompetencat e Presidentit dhe bëhet plani për përhapjen e Forcave të Armatosura.

