Zgjedhjet e 11 majit, Rama takim me strukturat e PS-së në njësinë 5
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me strukturat m në njësinë 5 të Tiranës. Mësohet se takimi mbahet tek “Art Turbina”. Në fokus të mbledhjes pritet të jenë zgjedhjet, dhe vota e Diaspores.
Po ashtu Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi pasditen e sotme Erion Braçen para strukturave të PS në Njësinë 5 të Tiranës.
Pas largimit nga Divjaka, Braçe do të jetë i deleguar në Njësinë 5, e cila do të jetë zona e tij e re e përgjegjësisë organizative dhe politike.
Ky ndryshim vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku pritet që Braçe të luajë një rol kyç në mobilizimin e strukturave të PS-së në këtë njësi.
Pas takimit të prezantimit të Braçes, kryesocialisti Rama do të zhvillojë një tjetër takim me strukturat e PS-së së Tiranës, duke vijuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.
