Berisha drejt Gjermanisë, Harxhi: Lajm shumë i mirë, do të ketë takime me Diasporën dhe CDU-në

Përmes një interviste në Ora News, anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi tha se Sali Berisha do të zhvillojë takime me Diasporën në Gjermani dhe me zyrtarët e CDU-së.

Harxhi: Fillon takime me Gjermaninë me një parti simotër si CDU-ja pak para zgjedhjeve në Gjermani që shpresojmë që të drejtojnë vendin dhe do të vendosë piketat e BE-së për vitet e ardhshme. Berisha do të ketë takime me diasporën dhe në datën 9 shkurt është lajmëruar takimi i tij i madh me diasporën në Romë të Italisë.

CDU-ja ka pasur një përkrahje të madhe ndaj PD-së. Dihen marrëdhëniet e Berishës me Merkelin dhe kemi pasur marrëdhënie shumë të mira dypalëshe. Ky është një lajm shumë i mirë për ne dhe për Berishën, pasi do të hapen vizitat ndërkombëtare në Gjermani. Me të gjitha zhvillimet në SHBA sidomos me urdhrat ekzekutivë dhe luftën që po i bën Sorosit, me çdo gjë që po ndodh atje, si dhe ndalimi i fondeve të agjencive amerikane ndaj vendeve të tjera, sigurisht që kanë pasur një ndikim.