Këlliçi: Sa mbaroi gjyqi, Karlo raportoi të kreu i '5D'. Kallëzimi në SPAK është regjistruar
I dërguar politik i Tiranës, njëkohësisht edhe anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në SYRI TV, ka deklaruar se, Karlo Bollino sapo ka mbaruar gjyqin ka shkuar në bashkinë e Tiranës për të raportuar ndaj kreut të ‘5D’.
Gjatë bisedës në studio, Këlliçi ka prezantuar edhe faturat e pagesave që ka bërë inceneratori i Tiranës ndaj kompanisë në pronësi të Karlo Bollino që kontrollon dhe Report Tv.
Anëtari i kryesisë së PD-së, ka zbuluar gjithashtu se, padia e bërë nga PD-ka ndaj Karlo Bollinos për grabitjen e 4120 metra katrorë tokë në zonën e njësisë numër 7, që ishte falur nga familja Begeja për shkollë, por që u grabit nga Karlo Bollino me 1 euro.
‘Karlo Bollino është vëllau siamez dhe binjak i Idajet Beqirit, një të dënuarit një vit para se unë të lindja, në 30 prill 1986, është dënuar 4 muaj burg nga gjykata e Krujës, për falsifikim të dokumenteve zyrtar. Është ky individ që është përdorur nga Karlo dhe kreu u 5D, për të hapur një sërë padish dhe ndaj meje dhe qytetarëve të tjerë, i cili mesa duket kohën kur dënonte të përndjekur politik, dënonte qytetarë shqiptarë për agjitacion, dëgjim të muzikës perëndimore, mesa duket eksperiencën ja paska kaluar edhe Karlos për të ja mësuar se si bëheshin në kohën e regjimit.
Karlo duhet ta dijë që shpifja, balta që hedh përditë ndaj opozitës, PD-së, dhe ndaj meje personalisht, nuk do të kalojë, nuk harrohet. Ne do të merremi ndryshe nga Karlo, por me vërtetime, fakte, prova dhe dokumente autentike që faktojnë hajdutërinë e Karlo Bollinos, të ndodhur si në rastin e grabitjes së 4120 metër2 truall në mes të Tiranës, në njësinë 7, aty ku sot 70 mijë banorë nuk kanë ende një shkollë të mesme, ku ishte një truall i dhuruar nga familja Begeja për ndërtim shkolle, e merr Karlo me 1 euro dhe e ka kthyer në një ngrehinë që e quan televizion, baltos opozitën dhe nxjerr Idajetërat me radhë, narkomanë, përdorues kokaine dhe linçojnë opozitën dhe do të faktojmë gjithashtu me dokumente edhe vjedhjet nëpërmjet AKSH-it.
Menjëherë pas gjyqit, Karlo ka shkuar të raportojë tek pagatori i tij, tek ai që i ka dhënë dhe para përmes inceneratorit të Tiranës. Ja dhe faturat që faktojnë pagesat që ka marrë Report Tv dhe Karlo nga inceneratori në fushatën e vitit 2021.
Ai të përgjigjet, nuk kam aluduar për asgjë. Unë kam bërë pyetjet publike, ai mund të thotë dhe ç’të duhet ty, se kë takoj unë. Por duke qenë i kapur në vjedhje, e kupton se nuk e fsheh dot diellin me shoshë dhe nuk e mohon dot.
Tashmë kallëzimi i dorëzuar nga PD-ja është regjistruar në SPAK, është regjistruar vepra pa autor dhe sigurisht kjo çështje është nën hetim, të paktën të ketë durimin për të pritur përgjigjen nga SPAK dhe të dalë në konkluzione.
E falënderoj se më ka dhënë mundësinë mua dhe Jamarbër Malltezit, që veç çështjes së regjistruar në SPAK, ti depozitojmë këtë çështje edhe në Gjykatën Penal të Tiranës dhe ti japim mundësinë dhe një gjykate tjetër për tu njohur me bëmat dhe thagmat e hajdutit, Karlo Bollino’, tha Belind Këlliçi në SYRI TV.


