Ironia mbi lajmin e rremë për vd*kjen, Basha i kthen përgjigje Ramës: E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 18:08
Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Edi Ramës pasi ai komenti me ironi lajmin e rremë se ish-demokrati kishte ndërruar jetë në një aksident rrugor.
Basha shkruan në Facebook se Rama nuk fle pasi vjedh dhe se njerëz pas shpinës së tij i vjedhin dardha.
Basha: E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, "pas shpine", me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje.
