Serie A/ Roma përmbys Udinesen në transfertë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2025, 20:18
Roma ka shënuar fitore ndaj Udineses si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 22-të të Serie A.
Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme në fazën mbrojtëse.
Roma shënoi me Artem Dovbyk, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Me të filluar pjesa e dytë, Roma fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Lorenzo Pellegrini, që shënoi për 1-1.
Në minutën e 64-të, Roma sërish fitoi penallti, ku kësaj radhe Dovbyk ishte i saktë për të shënuar për 2-1.
Deri në fund, Roma menaxhoi rezultatin, duke marrë një fitore të madhe si mysafir pas një kohe të gjatë, që e ngjit në vendin e nëntë me 30 pikë.

