Lundra: Uzuni u gjend para faktit të kryer, me zor nuk rrihet. Ishte politikë e klubit

Myrto Uzuni ka firmosur me skuadrën e Austin në SHBA, sulmuesi shqiptar ka firmosur për 3 vite me të drejtë rinovimi.

Gazetari Dritan Lundra i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” u shpreh se Uzuni ishte një shkallë më lart tek ekipi i Granatës , ndërkohë që shkon në Amerikë atje ku futbolli nuk është shumë i ndjekur.

“Por nga ana personale kush nuk i do paratë, kështu që ai ka bërë zgjidhjen e vet duke shkuar atje. Por ka dhe një gjë tjetër, me zor nuk rrihet.

Kur tjetri të thotë ik se do marr 12 milionë euro nga shitja jote, më mirë ik se sa të rrish. Kemi rastin më të fundit tek Napoli, pasi në fund të fundit kjo është një politikë klubi sepse janë ata që japin paratë”, u shpreh Lundra.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”