Debutim për t’u harruar, Guardiola mbron lojtarin e afruar në janar te Manchester City
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2025, 20:45
Khusanov pati një debutim të vështirë dje me Manchester Cityn. Lojtari i afruar për 40 milionë euro bëri disa gabime, ndërsa në fund City fitoi 3-1 me Chelsean. Guardiola e justifikoi lojtarin e tij, për paraqitjen e parë.
“Tifozët i mbështesin lojtarët e rinj, ai është shumë i ri, do të mësojë. Ai nuk flet anglisht, nuk kam folur me të. Do të bëhet mirë. Ndoshta duhet të mësoj rusishten ose gjuhën nga Uzbesiktasit për të komunikuar me të”, tha Gurdiola me batuta
