Uzuni “braktis” Spanjën për SHBA-në, Kushta: Granata zgjodhi lekët jo të mbante një “yll”

Ish-futbollisti vlonjat i Kombëtares Sokol Kushta ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”.

Ai komentoi transferimin e bujshëm të sulmuesit shqiptar Myrto Uzuni nga Spanja në kampionatin e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nganjëherë kur thuhet që lojtari është më i miri, natyrisht i lind e drejta të kërkojë rritje page, Granata gjeti rrugën më të lehtë për veten e saj kapitaliste.

Nuk zgjodhi t’i jepte 250 mijë euro më shumë Uzunit, por preferoi të merrte 12 milionë euroshin nga klubi amerikan.

Dhe këtu e lidh edhe me lëvizjet e fundit të Partizanit tonë, që klubi duke larguar një yll nga ekipi ka një kosto në vetvete, që së pari janë tifozët”, theksoi ndër të tjera Sokol Kushta.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”