Kërkohet port në Pogradec, kryebashkiaku: Projekti është gati, duam edhe kapiteneri 

Pogradeci vazhdon të qëndrojë pas sa i përket shfrytëzimit të resurseve për turizmin.

Pushuesit kanë rritur kërkesën për anije apo mjete të tjera lundrimi, por mungesa e një porti ankorimi ka bërë të pamundur rritjen e flotës.

Ilir Xhakolli kryetari i Bashkisë Pogradec e konfirmon këtë gjë dhe shkon më tej kur thotë se bashkia ka përgatitur projektin.

Banorët nga ana tjetër e shikojnë si domosdoshmëri ndërsa kujtojnë se anija e parë që ka mbërritur në Pogradec ishte në vitin 1963.

Bashkia Pogradec së fundmi ka një projekt në dorë për ndërtimin e një porti të ri, investim i cili pritet ti hapë rrugën jo vetëm turizmit ujor me anije por edhe stabilizimit të ankorimit të varkave në bregun e liqenit për të cilat mungon një hapësirë e tillë prej vitesh.