BE në Shqipëri: Shprehim dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të kryepiskopit Anastas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2025, 18:15
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka shprehur dhimbjen e thellë për largimin nga jeta të kryepiskopit Anastas.
Në mesazhin e ngushëllimit, shkruhet se besimi i tij i fortë dhe përpjekjet e palodhura në nxitjen e bashkëjetesës së paqtë në Shqipëri do të mbahen mend gjithmonë.
“Shprehim dhimbjen tonë të thellë për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit. Besimi i tij i fortë dhe përpjekjet e palodhura në nxitjen e bashkëjetesës së paqtë në Shqipëri do të mbahen mend gjithmonë. Kontributet e tij le të frymëzojnë brezat e ardhshëm”, thuhet në mesazh.
