PD: Tendera korruptiv në bashkinë e Shkodrës! Prokuroria të nisë hetimet
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Elida Lici ka hedhur akuza për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci.
Në një deklaratë për media, Lici theksoi se bashkia e Shkodrës është kthyer në një zyrë favoresh të klientëve të Benet Becit.
DEKLARATA E PD

“Bashkia e Shkodrës është kthyer në zyrë favoresh të klientëve të Benet Becit. Përmes tenderit korruptiv të fundit të gjelbërimit taksapaguesit e Shkodrës do t’i paguajnë 1 miliard lekë të vjetra një kompanie private për mbjedhjen e 40 pemëve dhe 100 shkurreve dekorative.
Kjo është dhurata e fillim vitit që Benet Beci i bën shkodranëve duke favorizuar klientët e tij dhe të rilindjes, ndërsa faturën e paguajnë qytetarët e Shkodrës.
Bashkia e Shkodrës në fund të vitit që shkoi ka hapur tenderin për “Mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta dhe ujore” i financuar nga Buxheti i Bashkisë me fond limit 106 milion 247 mije e 112.
Në garë për tender janë paraqitur edhe dy kompani tjera me oferta me ekonomike por komisioni i Bashkisë Shkodër i udhëzuar nga Benet Beci edhe këtë radhë ka favorizuar ofertën më të lartë, duke eliminuar dy tjerët dhe duke zgjedhur klientin e tij dhe të rilndjes
Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq” për të treguar riskun e korrupsionit.
Benet Beci si i deleguar politik i rilindjes përmes tenderave korruptiv dhe favorizimeve të klientëve të tij dhe të partisë së tij, po synon që të persërisë atë që bëri në 2023-shin, duke perdorur lekët e korrupsionit në zgjedhje.
Partia Demokratike i bënë thirrje prokurorisë dhe organeve tjera ligjzbatuese të nisin menjëherë hetimin ndaj Bashkisë Shkodër për këtë tender dhe tendera të tjerë që janë qartazi korruptivë dhe se paratë e perfituara do përdoren ne zgjedhjet e 11 majit.
Më 11 maj Shkodra dhe gjithë Shqiperia do i japin përgjigjen e merituar kësaj qeverie që në 12 vite ka mbjellë vetëm krim dhe korrupsion duke rritur pasigurinë e varfërinë dhe duke shpopulluar masivisht vendin!”


