Ekzekutimi i 48-vjeçarit/ Softa: Dy makina e kanë pritur që në orën 5:30. Autorët, jo më pak se dy persona

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë në Ora News u shpreh se në vrasjen e Lulzim Vishës mund të kenë marrë pjesë dy makina të cilat e kanë pritur viktimën afër shtëpisë që në orën 5:30.

Softa: E para është në vazhdën e vrasjeve që ky muaj Janari nuk paska të sosur.

Pra ka vrasje dhe këto vrasje deri diku shkojnë të një niveli profesional.

Sepse kemi një skemë të mirëorganizuar, të paramenduar ku vrasësit janë në gjendje të identifikojnë shënjestrën e tyre, ta presin, të bëjnë ekzekutimin, të largohen, të djegin makinën për të zhdukur gjurmët e krimit.

Është përdorur armë me silenciator, por aty të paktën në mos gaboj rreth nja 30-40 metra kanë gjetur gëzhojat dhe janë rreth 12 gëzhoja në mos gaboj.

Pra tregon ose kemi një pistoletë automatike, ose mund të jetë armë automatike.

Por të paktën nga mediat ajo që thuhet është një pistoletë me silenciator.

Një mjet me xhama të zi, ‘Porsch’ me ngjyrë gri me sa kam informacione, ka qenë i dislokuar rreth orës 5:30 duke e pritur që të dalë objektivin.

Nuk besoj se ka pasur nxjerrje në pritë se ai është vrarë në afërsi të shtëpisë së tij.

Dyshohet se ka qenë edhe një makinë e zezë, të dyja mjetet me xhama të zi.

Në momentin që ka dal sigurisht që dikush i ka njoftuar që personi doli.

Dhe më pas makinat janë afruar dhe kanë bërë ekzekutimin.

Kanë qenë besoj jo më pak se dy persona.

Në këtë veprim mund të ketë pasur edhe mjeti i dytë që mund të jetë pjesë e këtij atentati.

Mendoj se policia është në drejtimin e duhur dhe mund të kemi një zbardhje.