VIDEO/ E qëllon me shpullë në fytyrë, momenti kur edukatorja dhunon fëmijën në kopsht

Janë publikuar pamjet kur një edukatore ka dhunuar një fëmijë të mitur në kopsht.

Në video shihet edhe momenti kur edukatorja dhunon djalin e mitur.

Edukatorja e qëllon djalin me shpulla në fytyrë disa herë.

Ngjarja ndodhi në kopshtin privat “Gledis” në zonën e Astirit.

Dhuna u denoncua nga prindërit e vogëlushit të dhunuar.

Mësohet se pas ngjarjes, 46-vjeçarja është pushuar nga puna nga pronari i kopshtit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, tha policia ne njoftimin zyrtar.