I akuzuar për shitje të lëndëve narkotike/ Arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim, u arratis në korrik pas shkeljes së masës së arrestit shtëpiak (EMRI)

Një 29-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Lezhës. Mësohet se në pranga është vënë Vitor Toli. 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim që nga muaji korrik. Toli u arratis pas shkeljes së masës së arrestit shtëpiak gjatë verës.

I riu akuzohet për veprën penale të “Shitjes së lëndëve narkotike”. Arrestimi i tij u realizua pas disa hetimeve intensive dhe informacionit të grumbulluar nga burime të ndryshme. Toli do të paraqitet para gjykatës për masën e sigurimit dhe përballë drejtësisë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.