‘Borussia Dortmund? Jo, faleminderit!’ Schmidt: Nuk jam i interesuar për një ekip të ri

Ish-trajneri i Bayer Leverkusen-it dhe Benfica-s, Roger Schmidt, ka bërë të qartë se nuk është i interesuar të pranojë një detyrë të re për momentin.

Schmidt ishte përmendur si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Nuri Sahin si trajner i Borussia Dortmundit, por 57-vjeçari tani e ka përjashtuar veten nga gara.

"Gazetat duhet të mbushen çdo ditë. Kur një ekip ka probleme, ato shikojnë se cilët trajnerë janë të disponueshëm.

Nuk mund të bësh asgjë për këtë," tha Schmidt në podcast-in ‘Spielmacher’.

"Sigurisht, është gjithmonë kënaqësi kur të vlerësojnë. Kur dikush mendon të të besojë një ekip, është gjithmonë një gjë shumë pozitive.

Por kam marrë një vendim shumë të qartë: nuk do të bëj asgjë tani," tha Schmidt, duke shtuar se "në asnjë rast nuk do të marrë drejtimin e një ekipi të ri" gjatë këtij sezoni.