Lojtari i raundit të shtatë në Champions, ja cili është fituesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 17:28
“Dygolëshi” i tij i dha mundësinë Atletico Madridit të Simeones të mposhtte me përmbysje Bayer Leverkusenin.
Një tjetër paraqitje madhështore nga Julian Alvarez, i cili u zgjodh "lojtari i javës" për ndeshjet e raundit të shtatë të Champions League.
Pas sulmuesit argjentinas u rendit Luuk de Jong, i cili la pas Vinicius Jr. në podium.
Vetëm në vendin e katërt përfundoi favoriti kryesor, Raphinha, autor i dy golave në ndeshjen dramatike 4-5 të Barcelonës në fushën e Benfica-s.
