Pas humbjes së rëndë, tjetër lajm i keq për Bayernin, ‘ylli’ kanadez mungon rreth një muaj

Probleme të tjera për Bayernin. Pas një humbjeje të dhimbshme 3-0 në Rotterdam, kundër Feyenoord-it, skuadra e Mynihut tani përballet me lajmin e dëmtimit të Alphonso Davies.

Kanadezi do të jetë jashtë fushave për tre deri në katër javë pasi pësoi një tërheqje të fibrave muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë gjatë ndeshjes.

Ja çfarë thuhet në komunikatën zyrtare të klubit bavarez:

"Alphonso Davies pësoi një tërheqje të fibrave muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë gjatë ndeshjes së Champions League të zhvilluar të mërkurën në Rotterdam, kundër Feyenoord-it (3-0).

Ky ishte rezultati i një ekzaminimi të kryer nga departamenti mjekësor i FC Bayern. Lojtari 24-vjeçar do të mungojë për momentin te kampionët gjermanë."

Edhe pse Bayerni nuk ka specifikuar kohëzgjatjen e mungesës, medie si "BILD" raportojnë një periudhë prej 3-4 javësh.

Kanadezi, i cili pritet të rinovojë kontratën me Bayernin dhe nuk do të transferohet te Real Madridi, është në dyshim serioz për ndeshjen e parë të fazës playoff-it të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet në javën e dytë të shkurtit.

Gjithashtu, ai me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjet kundër Freiburgu-t, Slovan Bratislava-s (në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions), Kiel-it dhe, me shumë mundësi, edhe ndaj Werder Bremen-it.