Milani merr lajmin e keq nga infermieria, mbrojtësi do të mungojë dy muaj

Lajm i keq për Milanin sa i përket Emerson Royal.

Rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, të cilave iu nënshtrua mbrojtësi i krahut të kuqezinjve pas ndeshjes kundër Gironës, treguan një dëmtim të rëndë të muskulit të pulpës së djathtë.

Një lëndim mjaft serioz që do ta detyrojë brazilianin të qëndrojë jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Sipas raportimeve, Emerson Royal pritet të mungojë për të paktën dy muaj.

I detyruar të largohej nga fusha në minutat e para të sfidës në Champions League kundër Gironës, Emerson Royal nuk do të jetë i disponueshëm për Conceicao-n për një periudhë jo të shkurtër dhe vështirë se do të përfshihet në ndonjë diskutim të mundshëm për tregun e transferimeve.

Por kjo nuk është e gjitha. Me brazilianin të dëmtuar, Calabria-n të pezulluar dhe Jimenez e Walker jashtë listës për Europën, Milani do të duhet të përballet me Dinamo Zagrebin me burime të kufizuara në mbrojtje.