Një përforcim nga Hungaria për Tiranën, zyrtarizohet mbrojtësi i djathtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 17:24
Drejtuesit e Tiranës vijojnë punë intensive për përfoprcimin e organikës që tashmë është nën urdhrat e Bledi Shkëmbit.
Klubi më i titulluar në Shqipëri ka bërë zyrtare marrëveshjen me mbrojtësin Brazilian, Luciano Vera, që vjen nga kampionati hungarez.
Njoftimi i Tiranës:
"Luciano Vera është lojtari më i ri që shtohet në radhët e bardhebluve.
Mbrojtësi i djathtë pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën që e bën pjesë të klubit.
22 vjeçari është transferuar nga klubi ETO FC Győr i Hungarisë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shkëmbi."
