Mbi 1 vit në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së shtyn për nesër vendimin mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 10:06
Gjykata e Apelit të Posaçëm shtyn për ditën e nesërme shpalljen mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë.
Gjyqtari Engert Pëllumbi shtyu për të premten në orën 10.30 seancën, ku do shpallë vendimin për pranimin ose jo të kërkesës së bërë nga dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha.
Malltezi akuzohet për kryerjen e veprave penale korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
Më herët, i njëjti gjyqtar caktoi masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, duke prishur vendimin e dhënë nga shkalla e parë, nga gjyqtarja e themelit Flojera Davidhi.

