PAMJET/ Bllokohet rruga Theth-Ndërlysaj dhe kanali i ujit që furnizon HEC-in në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 09:59
Moti i keq ka përfshirë zonat malore në Shkodër, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.
Rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masiv inertesh, e si pasojë ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.
Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.

