“Ka vetëm dy gjini!”/ Pano: Çështja shkoi aq larg në Amerikë ku të drejtat e një grupi u shndërruan në kërcënim për familjen. Vendimi i Trump, lajm i mirë

Politikat e administratës së presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, tani e tutje do të njohin zyrtarisht vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.

Zyrtarët e qeverisë së re e justifikojnë rregulloren e planifikuar duke theksuar nevojat e lindura dhe ato biologjike që gratë kanë për sa i përket privatësisë.

“Femër do të thotë një person që në ngjizje i përket gjinisë që prodhon qelizën e madhe riprodhuese”, tha ai.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë vendim të Presidentit Trump në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora Neës” pastori Akil Pano theksoi se kjo i jep fund diskutimeve me prindër “X” e gjëra të tilla.

“E gjithë kjo histori do të marrë fund dhe nuk duhet të na habisë fare ky vendim i presidentit Trump. Është një lajm i mirë për të gjithë.

Duhet të kemi parasysh se Amerika është vendi ky liria është në kulmin e saj, ku njeriu mund të bëjë me jetën e tij çfarë të dojë. Por problemi ka kuptim kur kjo kthehet në një agjendë e fshehtë dhe me qëllime të errëta.

Çështja shkoi aq larg në Amerikë ku të drejtat e një grupi u shndërruan në një normë dhe kërcënim për familjet tradicionale dhe nuk mund të ketë një Amerikë të madhe, apo Shqipëri të madhe në rast se familja vuan.

Njeriu duhet të kthehet tek natyra e tij dhe jo të dalë jashtë saj”, u shpreh ndër të tjera pastori Akil Pano.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PASTORIN AKIL PANO