''SHBA nuk qeverisen me urdhëra ekzekutivë'', Beqa: Tani rruga është e shtruar për Trump
Politologu, Mentor Beqa i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se tani është një rrugë e shtruar për Trump dhe se SHBA nuk qeveriset me urdhëra ekzekutivë.
Beqa: Tani është një rrugë e shtruar për Trump, nuk është më diçka e panjohur siç ishte në 2016 ku hasi shumë vështirësi që në hyrje.
Këtë radhë ai vjen me një bagazh njohurish shumë më të konsoliduar.
Dhe e dyta më një fitore e cila i ka dhënë tjetër dimension presidencës së dytë të Trumpit.
Në këtë kuptim natyrisht që lëvizja do të ishte shumë më e shpejtë edhe kjo është reflektuar edhe në firmosjen e mbi 200 urdhërave ekzekutivë.
SHBA janë një vend shumë kompleks dhe nuk qeverisen me urdhëra ekzekutivë.
Ndikimi i urdhërave ekzekutivë është i kufizuar sepse ai është një shtet i cili qeveriset nga ligjet.
Në fund të çdo urdhëri ekzekutiv ka një frazë që ky urdhër nuk synon të bjerë ndesh me asnjë prej ligjeve në fuqi të SHBA.
Pra në këtë kuptim, urdhërat ekzekutivë jo të gjithë kanë atë impakt që kanë në pamje të parë.
Ka një seri urdhërash ekzekutivë të cilët përcaktojnë politikat e presidentit Trump, japin drejtimet themelore të presidencës së tij.
