Gazetarja Zaimi tregon vendimet më të rëndësishme dhe që kanë pasur më shumë jehonë të presidentit Trump

Gazetarja, Menada Zaimi nga Zëri Amerikës në një lidhje me ‘Skype’ live nga SHBA në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se vendimi i parë dhë më i rëndësishëm i Trump ishte ai që kishte të bënte me sigurinë në kufi dhe deportimin e emigrantëve të paligjshëm.

Zaimi: Sigurisht që vendimi i parë dhe më i rëndësishëm dhe që shkonte për shtat edhe asaj frymës që pati Trump gjatë fushatës ishte ai që kishte të bënte me sigurinë në kufi dhe deportimin e emigrantëve të paligjshëm.

Dhe për të çuar trupën në kufi, Trump mori një vendim ekzekutiv për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme atje.

Vendime të tjera që ngritën në peshë publikun amerikan por kryesisht ato që kundërshtojnë këto politika të Trump kishin të bënin me atë që shkel amendamentin 14 të Kushtetutës Amerikane pra dhënien e nënshtetësisë së atyre personave që lindin brenda territorit të SHBA në mënyrë automatike.

Duket se ka pasur një veprim ligjor në këtë drejtim.

Megjithatë Trump e ka konsideruar si një gjë krejtësisht të padrejtë që një person vetëm nga fakti se lind brenda territorit amerikan të mund të bëhet një shtetas amerikan.

Sigurisht që kanë pasur jehonë vendimet e tjera, si largimi nga OBSH, largimi nga marrëveshja e Parisit për Klimën.