Ekspozita me punime kushtuar Trumpit/ Delvina: Ideja lindi rastësisht në vitin 2016

Avni Delvina, Mjeshtër i Madh i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ideja për ekspozitën kushtuar Trump lindi rastësisht në vitin 2016.

Delvina: Vijnë natyrshëm gjërat.

Lindin në mënyrë të rastësishme.

Pastaj zhvillohen dhe bëhen qëllim jete.

Bëhet një lloj program i jetës tënde.

Lindi rastësisht në vitin 2016.

Ishte një burrë simpatik, showmen.

Me një kurajo ndryshe nga të tjerët.

Një lloj të vërtete që ne nuk ishim mësuar ndonjëherë ta dëgjonim.

Këto 10 vjet na kanë zgjuar shumë.

Na kanë bërë shumë më të vëmendshëm.