VIDEO/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos, nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet sot në Davos, është takuar ndër të tjera edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Rama njofton se ai dhe lideri i Ukrainës nënshkruan një marrëveshje për fushën e sigurisë.

Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove që ka postuar në Facebook.