Zhulali: Presidenca e dytë e Trump karakterizohet nga vendosmëria, qartësia dhe shpejtësia e lëvizjes

Diplomatja, Ilda Zhulali e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se presidenca e dytë e Trump karakterizohet nga vendosmëria, qartësia dhe shpejtësia e lëvizjes.

Zhulali: Kjo është një presidencë e dytë e Trump por mendoj që nëse ka një mënyrë për ta përkufizuar atë që ditën e parë është një presidencë që karakterizohet nga vendosmëria, qartësia dhe shpejtësia e lëvizjes.

Pra Trump që me fjalimin e tij tha që unë që ditën e parë do të firmos pjesën më të madhe të urdhërave ekzekutivë që i kam bërë gati.

Trump tha që dua që të kem të paktën 100 urdhëra ekzekutivë në tavolinën time që ditën e parë.

Pra kjo tregon që ai ka vendosmëri, qartësi dhe një shpejtësi lëvizjeje që nuk e ka treguar herën e parë.

Fjalim i Trump ishte i ndarë në dy momente.

Gati bënte një prerje me thikë të dy epokave.

Të një epoke që Trump po e linte pas dhe epokën e re epokën e artë që po i premtone amerikanëve.