Nesho: Vizioni i Trump është që të rikthejë fuqinë e SHBA-së, kërkon të mbahet mend si negociator i paqes

Diplomati, Agim Nesho i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ideja e vizionit  të presidentit Trump është të rikthejë fuqinë e SHBA.

Nesho: Qëllimi është i gjithë veprimtarisë, idesë e vizionit që ka ky president është të rikthejë fuqinë e SHBA.

Kërkon të mbahet mend si një negociator i madh për arritjen e paqes.

Ceremoni të tilla të inaugurimit të presidentëve e kanë të ndaluar deri tani që të kenë prezencën e personaliteteve të larta të politikës botërore.

Kjo u thye dhe sigurisht si diçka e re dhe që do të hyjë dhe do të ketë sukses sot në SHBA dhe duket nga përkrahja popullore.

Mendoj se edhe disa personalitete të zgjedhura prej tij, pati edhe presidentë të cilët e admirojnë Trumpin siç ishte presidenti i Argjentinës.

Ishte prezencë e zgjedhur e disa miqve të tyre por shfaqjen e kishte vetëm Trump.