VIDEO/ SPAK merr të pandehur ish-kryetarin e bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ja për çfarë akuzohet
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 21 Janar 2025, 15:50
Ish-kryetarit të bashkisë Shkodër, Bardh Spahia i është komunikuar akuzë nga SPAK.
Kjo është hera e dytë brenda pak javëve që SPAK thërret Spahinë.
Sipas burimeve të gazetarit Edison Vatnikaj, SPAK i ka komunikuar akuzë Bardh Spahisë për shpërdorim detyre.
Me herët ai është kallëzuar në SPAK për shkelje të kryera gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në kohën, që drejtonte bashkinë e Shkodrës.
Në mars të këtij, Spahia u kallëzua në SPAK bashkë me disa kryebashkiakë të tjerë, për “shpërdorim detyre” në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
