Republikë pa një datë të Republikës/ Kapri: Dëshmitë e shumta tregojnë se Zogut nuk i'a prishte mendjen askush...
I ftuar në emisionin "Drejt", me Luan Ramën në "Ora News", ishte studiuesi Erald Kapri, i cili u shpreh se:
"Republika e parë e Zogut është mjaft interesante dhe nuk duhet të shkëputet nga realiteti i gjithë atyre viteve që nis me Kongresin e Lushnjes.
Republika u shpall në të njëjtën datë që ka nisur dhe Kongresi i Lushnjes. Nuk mendoj se ka qenë rastësore sepse Zogu donte sikur ta kapitalizonte gjithë atë përpjekje që nis me Kongresin e Lushnjes ku ai kishte një rol të madh. Republika duket se nis me një dëshirë të Zogut, pra kur ai rikthehet.
Dëshmitë e shumta tregojnë se edhe me njerëzit që ka folur, i ka pyetur se çfarë do bëjmë dhe askush nuk i'a prishte mendjen të bënte republikën.
Republika atëhere ishte diçka joshëse, jashtëzakonisht moderne, përparimtare. Pak republika kishe në Europë atëhere."
