Inceneratori i Tiranës, seanca për të pandehurit në GJKKO shtyhet për në 31 janar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 14:00
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 31 janar seancën gjyqësore të shqyrtimit në themel të çështjes ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Shtyrja e seancës erdhi për shkak të mungesës në sallë të prokurorit të SPAK, Dritan Prençi.
Raportohet se prokurori Prençi ka munguar pasi ndodhet në një angazhim jashtë vendit.