VIDEO/ JAVË  E PAQËNDRUESHME! Sinoptikania Porja: Ja si do të luhaten temperaturat nga nesër, të enjten pritet ...

Kjo e hënë nisi me diell dhe temperatura të ngrohta, por si do të vijojë moti në ditët vazhdim të kësaj jave?

Kësaj pyetjeje iu përgjigj nga “Meteoalb”, sinoptikania Lajda Porja në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News”.

“Jo, nuk do të zgjasë shumë kjo situatë. Kanë filluar ndryshimet menjëherë në vlera, siç i kemi parë në fundjavë.

VIDEO/ JAVË  E PAQËNDRUESHME! Sinoptikania Porja: Ja si do

Duke filluar nga nesër do të kemi vranësira dhe reshje shiu të pakta, nuk do të sjellin probleme në vend, pasi do të jenë të herë pass hershme dhe të shkëputura.

Nesër do të ketë dhe rënie të temperaturave për shkak të vranësirave nga 18 do të jenë në 15 gradë celsius, ndërsa në fundjavë ne presim sërish rritje të temperaturave”, sinoptikania Lajda Porja.

NDIQNI PARASHIKIMIN E MOTIT NGA SINOPTIKANIA LAJDA PORJA