Republikë pa një datë të Republikës/ Beqiri: Kuvendi i Vlorës nuk mori vendim për formën e qeverisjes

Studiuesi dhe Pedagogu, Evarist Beqiri i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Kuvendi i Vlorës nuk mori vendim për formën e qeverisjes.

Beqiri: Kuvendi i Vlorës nuk mori vendim për formën e qeverisjes.

Por kur miratoi programin e komisionit që shkoi për të mbrojtur çështjen në Konferencën e Londrës tha që do kërkojë Monarki Kushtetuese.

Por nga ana tjetër me njohjen e shtetit shqiptar, Konferenca e Londrës vendosi principatë e trashëgueshme nën suzeritetin e Turqisë.

Fillimisht i është lënë Perandorisë Osmane, më pas ndryshoi.

Ismail Qemali u shpreh se nuk duam mbikëqyrjen e askujt.

Ishte Monarki Kushtetuese por jo vendim i Kuvendit por miratim nga qeveria që iu bë programit.